19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti turk Erdogan sot për vizitë në Shqipërinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton të hënën Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit, transmeton REL.

Qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente në këtë qytet.

Po në Laç, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.

Më vonë gjatë ditës, Erdogan do të zhvendoset në kryeqytetin e Tiranës, ku në orën 13:00 do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 15:00 do të nënshkruhen shtatë marrëveshje, memorandume mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Sipas agjendës, mbylljen e vizitës njëditore në Shqipëri, Erdogan do ta ketë përmes një sesioni të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse.

Të fundit