23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova për vizitë në Shkup

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, e cila do të qëndrojë për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç paralajmëruan nga kabineti i presidentit, presidentja sllovake do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të vijojë takim tet-a-tet mes presidentëve dhe takim plenar i delegacioneve.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spasi” në Shkup presidentja Çaputova dhe presidenti Pendarovski do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit.

Gjithashtu presidentja Çaputova dhe delegacioni sllovak në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas agjendës, pas pritjes, kryeministri Kovaçevski dhe presidentja Çaputova do të kenë takim dypalësh me anëtarët e dy delegacioneve.

Të fundit