19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prezantim i ngjarjes më të madhe teknologjike në Turqi – Teknofest 2020

Prezantim i ngjarjes më të madhe teknologjike në Turqi – Teknofest 2020 do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës kulturore turke “Junus Emre” – Shkup.

Në prezantimin e kushteve për aplikim, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Festivalit të Aviacionit, Shkencave të Hapësirës dhe Teknologjive Teknofest. Prezantimi do të mbahet në gjuhën turke dhe angleze në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

Aplikimet e para të projektit jashtë Turqisë festivali këtë viti do t’i marrë nga vendet e Ballkanit, ndërsa data e fundit për aplikim është 28 shkurt 2020.

Ngjarja më e madhe teknologjike e Turqisë, Teknofest, do të zhvillohet në Gaziantep, nga 22 deri më 27 shtator të vitit 2020. Në festivalin e vitit të kaluar morën pjesë mbi 50,000 konkurrentë në 17,373 ekipe nga 122 vende të botës.

Konkurset zhvillohen në 19 kategori, duke përfshirë: aviacionin, automjetet, inteligjencën artificiale, simulimet, automjetet autonome nënujore , automjetet pa pilot dhe aeroplanët dhe të tjera.

Për garuesit që e kalojnë raundin e parë të eliminimit, janë ndarë gjithsej katër milionë lira turke, ndërsa për fituesit përfundimtarë janë ndarë tre milionë lira turke. ls/

MEDIAL.mk

Të fundit