Prezantim i rezultateve nga monitorimi i Këshillit gjyqësor – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Prezantim i rezultateve nga monitorimi i Këshillit gjyqësor

Instituti për të drejta të njeriut (IDNJ), në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor të RMV-së, sot do të prezantojë aktivitete, arritje dhe sfida nga puna e Këshillit.

“Do të prezantohen rezultatet kryesore, problemet dhe rekomandimet që i ka detektuar Instituti për të drejta të njeriut përmes monitorimit të punës së Këshillit gjyqësor në vitin 2019. Për punën dhe problemet me të cilat përballet Këshilli gjyqësor do të flasin Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit gjyqësor të RMV-së dhe Margarita Caca Nikollovska, kryetare e IDNJ-së”, paralajmëroi Instituti për të drejta të njeriut.

Ngjarja është pjesë e projektit “Aksion për transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit gjyqësor”, mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. ab/

Related posts

Janevski: Disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin vauçer 6.000 denarë për pushimet verore

Televizioni Koha

Fjalori i ri i shtangët i kandidatit Pendarovski: formulë e garantuar për dështim

Televizioni Koha

LSDM: I frikësuar nga vullneti i qytetarëve, Mickoski gënjeu publikisht që Sllovakia nuk ka institucione dhe bën çmos për të mos pasur zgjedhje

Televizioni Koha

Leave a Comment