28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prezantim i studimit “Efektet e krizës me ushqim dhe energji ndaj fëmijëve dhe familjeve”

Në Shkup sot do të prezantohet studimi për “Efektet nga kriza me ushqim dhe energji ndaj fëmijëve dhe familjeve në Maqedoni të Veriut”.

Ngjarjen e organizon UNICEF-i në suaza të nismës së përbashkët të UNICEF-it, UNDP-së dhe FAO-s “Identifying Systematic Pathways for Responding to the Global Ceisis on Food, Energy and Finance in North Macedonia”, që zbatohet në partneritet me Fajnans Think.

Para të prnaishmëve do të flasin ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani.

Në prezantim do të paraqiten rezultatet nga studimi për ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë ndaj varfërisë, për masat e përhershme të politikave, efekteve prej tyre dhe për atë se si mund të përmirësohen apo plotësohen në të ardhmen. Njëherit do të ketë edhe pjesë kushtur edhe efekteve nga kriza ndaj ofruesve të shërbimeve themelore sociale – përfshirë edhe Qendrat për punë sociale dhe komunat.

Të fundit