10/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prezantohet platforma zgjedhore e PDSH-së në Tetovë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në sheshin e qytetit në Tetovë e prezantoi platformën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.

“Vera po vjen nga dera” është motoja e zgjedhjeve parlamentare të PDSH-së.

“Qëllimi i PDSH-së, është që kryetari i partisë të jetë zëvendëskryeministër. Ky nuk është një projekt individual. Zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe kryeministër i shqiptarëve, nuk pretendoj që do të di gjithçka. Këta njerëz që i shihni me mua janë profesionistë, të cilët do t’i emëroj në institucione dhe do të punojnë për të përmirësuar elementin shoqëror. Të gjithë shqiptarët t’i “hapin dyert, vera ka ardhur nga dera” Të gjithë ta hapin derën sepse fitorja e PDSH-së nuk ka kuptim nëse nuk humb Ali Ahmeti dhe BDI-ja”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai theksoi se nëse këta deputetë arrijnë të jenë pjesë e qeverisë, do të punojnë në arritjen e nivelit të lartë të demokracisë konsensuale.

“Plani i PDSH-së është që nga ardhja e Arbën Xhaferit nga Prishtina se në Maqedoni duhet të ketë demokraci konsensuale Puna ime si kryeministër shqiptarëve do t’u garantojë që ata do të vendosen në institucione dhe do të shpërndajnë buxhetin në mënyrë të barabartë. Do të ketë konsensus me çka do të ketë dy dhoma në Kuvend”, tha Thaçi, bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Në Njësinë e parë zgjedhore, bartës i listës së kandidatëve për deputetë është Nimetulla Demiri, dhe në të dytin Orhan Ibrahimi. Kandidati i parë në Njësinë e tretë zgjedhore është Sami Rushiti, ndërsa në Njësinë e katërt zgjedhore PDSH nuk do të ketë kandidatë. Në Njësinë e pestë, bartës i listës së kandidatëve është Vasvi Doko. mb

Të fundit