14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prioritet i KE-së fillimi i negociatave me vendin, zgjedhjet janë të rëndësishme dhe do ta caktojnë kornizën për perspektivë evropiane

Një nga prioritetet e Komisionit Evropian për vitin 2020 është fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të bëjë presion për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ndërsa paralelisht do të përkushtohet në përmirësimin e procesit të anëtarësimit në BE, përmes metodologjisë së re dhe kornizës evropiane investuese. Për raportuesin e Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Quçuk, zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë shumë të rëndësishme sepse do ta caktojnë kornizën për perspektivën evropiane të vendit.

Në programin punues që e miratoi dje, KE-ja thekson se është e përkushtuar që ta thellojë partneritetin me Ballkanin Perëndimor, rajon me të cilin ndan shumë.

“Perspektiva kredibile aderuese për rajonin është me rëndësi të madhe strategjike për Bashkimin Evropian dhe për vetë rajonin, kjo do të kofirmohet në kontributin e Komisionit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020, qëndron në programin e Eurokomisionit për këtë vit.

Në të njëjtën kohë, raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Qiquk në intervistën për “Juropean Ustern Ballkan”, vlerëroi se zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë shumë të rëndësishme sepse do ta përcaktojnë kornizën për perspektivën evropiane të vendit.

Ai pret që Qeveria që do të formohet pas zgjedhjeve ta vazhdojë rrugën evropiane dhe reformat e filluara dhe përkujton se vendi në dy vitet e kaluara ka bërë kompromise të vështira, tregoi guxim dhe vizion politik, e zgjodhi kontestin për emrin dhe vendosi marrëdhënie të mira fqinjësore, me çfarë shumë herë ka dëshmuar se i takon familjes evropiane.

Prioritetet kryesore edhe të Qeverisë pas zgjedhjeve, sipas tij, duhet të jenë sundimi i të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Quçuk nuk pret problematizim të zgjedhjeve, siç është rasti në disa vende të rajonit, duke treguar se Marrëveshja e Përzhinës e cila u arrit si kompromis politik, është faktor kryesor që e dallon Maqedoninë e Veriut nga fqinjët e saj.

Eurodeputeti bullgar dhe raportues i PE-së për Maqedoni, i cili të premten vjen në Shkup në suaza të procesit “Zhan Mone” , konsideron se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë të qartë evropiane në bazë të arritjeve të tyre.

“Procesi aderues ishte vendosur nga BE-ja si udhëzues i vendeve për obligimet që duhet t’i përmbushin. Nevojitet që rajoni të marrë konfirmim për europerspektivën e tij”, thotë Quçuk.

Për propozimin francez për ndryshimin e metodologjisë për zgjerim, Quçuk thotë se vërejtjet e Parisit duhet të shqyrtohen, si dhe propozimet që vijnë edhe nga vendet e tjera të Unionit.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dje gjatë takimeve në Entin shtetëror për revizion, tha se Samiti i BE-së që do të ndodh më 26 mars nga BE-ja do të dita e katërt nga fushata parazgjedhore në vend, që, sipas tij, do të thotë se ajo që do të ndodh në periudhën parazgjedhore, por në vetë fushatën zgjedhore do të pasqyrohet përshtypja që si shtet do ta krijojmë para vendeve anëtare në ditën kur do të merret vendimi.

Duke e komentuar deklaratën që e ka dhënë se mosmarrja e vendimit më 26 mars nga BE-ja do të thotë përzierje në procesin zgjedhor, Osmani tha se përderisa ka vendim pozitiv atëherë të gjitha partitë politike do të kenë përfitim nga ajo, sepse, thotë, secila në mënyrën e saj ka dhënë kontribut që ne të arrijmë deri te vendimi i negociatave.

“Megjithatë mosmarrja e vendimit do të thotë në ndonjë mënyrë përzierje në procesin zgjedhor sepse BE nuk do ta plotësojë pjesën e saj të marrëveshjes, ndërsa kjo është përderisa ne dorëzojmë edhe BE-ja do të dorëzojë. Në bazë të kësaj marrëveshje ne i kemi bërë të gjitha punët reformuese, megjithatë i mbyllëm edhe çështjet e mëdha politike. Marrëveshja me BE-në është edhe në bazë të suksesit të mbylljes së këtyre çështjeve dhe përderisa njëra palë nuk e plotëson pjesën e saj të marrëveshjes kjo do të thotë se ndikon në rrëfimin i cili do të krijohet në shtet pas atij mosvendimi”, tha Osmani.

Sipas tij, kuptim më ndryshe do të ketë një vendim në mars, sepse do të jetë pjesë e rrëfimit, të cilin, thotë e krijuam në këtë periudhë – nëse dërgoni ju do të dërgojmë edhe ne, përderisa vendimi i qershorit ka karakter tërësisht ndryshe, përkatësisht është më shumë vendim burokratik për atë nëse keni plotësuar kritere por nuk është pjesë e rrëfimit të cilin e krijuam në këtë moment. mb/

Të fundit