20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pritet të caktohet lokacion për mbeturinat inerte

  • Në seancën e rradhës të këshillit të komunës së Tetovës, pritet që të vendoset se ku do të caktohet lokacioni për hedhjen e mbeturinave inerte. Këtë e ka bërë të ditur kryetari I
    komunës së Tetovës Bilall Kasami, I pyetur lodhur me paralajmërimet e mëparshme për
    një lokacion të mundshëm në rajonin e komunës së Bogovinës.Por, Kasami është
    shprehur se ai lokacion në Bogovinë, ka leje për hedhjen e mbeturinave inerte, ndërsa
    komuna e Tetovës zgjidhjen do ta kërkojë brenda territorit të saj.
    Nga ana tjetër, lidhur me këtë problematikë është pyetur edhe Ministri I Planifikimit
    Hapësinor dhe Ambientit Jetësor Naser Nuredini. Ai është shprehur se qeveria do të
    përkrah në këtë drejtim investimet private, pasi që reciklimi I mbeturinave inerte në
    evropë u është lënë në dorë investuesve privat. Nuredini ka thënë se reciklimi I
    mbeturinave inerte duhet që të zhvillohet në të ardhmen më shumë në vendin tonë.
    Iniciativa të këtilla ka pasur edhe më herët nëpër disa komuna tjera, që mbeturinat inerte të reciklohen por deri më tani nuk ka asnjë lëvzije konkrete. Dhe derisa nuk ka një zgjidhje për reciklimin e këtyre mbeturinave, nëpër shumë komuna rurale këta mbeturia hudhen përgjatë rrugëve rajonale. Vështirësi në këtë drejtim ka në komunën e Zhelinës, Jegunocit dhe Tearcës.TV KOHA

Të fundit