26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pritet të mblidhet Asambleja – Rusia do të dalë nga Këshilli i Evropës

Rusia inicioi procesin për daljen nga Këshilli i Europës. Ministria e Jashtme në Moskë njoftoi (15.03) përmes shërbimit messenger Telegram, se Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejcinovic Buric,iur dorëzua “komunikimi për daljen e Rusisë nga kjo organizatë”. Moska akuzoi NATO-n dhe BE-në, se e kanë kthyer Këshillin e Europës në një instrument në shërbim të „ekspansionit të tyre ushtarako-politik dhe ekonomik në Lindje”. Institucionet e Këshillit të Europës „sistematikisht janë përdorur për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për t’u përzierë në punët e brendshme”, thuhet në komunikimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Këshilli i Europës, që i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ka 47 vende anëtare, më parë e pati suspenduar Rusinë për shkak të ofensivës ushtarake në Ukrainë. Si rrjedhojë u pezullua pjesëmarrja e diplomatëve dhe të deleguarve rusë në këtë organizatë. Ukraina pati kërkuar përjashtimin përfundimisht të Rusisë nga Këshilli i Europës, transmeton DW.

Lührmann: „Përjashtimi i Rusisë hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vlerave tona”

Me këtë njoftim të martën (15.03) qeveria ruse mori vetë frenat në dorë duke kërkuar largimin nga ana e saj prej organizatës dhe duke i paraprirë vetë një përjashtimi që e kërcënonte për të ruajtur prestigjin e vet.

Këshilli i Europës njëzëri miratoi rekomandimin e komitetit të ministrave, që t’i kërkojnë Rusisë të tërhiqet menjëherë nga kjo organizatë. Komiteti i ministrave, organi vendimmarrës i Këshillit të Eruopës, sipas planit të enjten (17.03) do të konsultohej me dyer të mbyllura për tekstin e asamblesë parlamentare, por pas komunikimit nga Moska vendosi që ta zhvillojë seancën të mërkurën (16.03).

Ministrja e shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane, Anna Lührmann e quajti votën e asamblesë parlamentare si „të paprecedent”. „Përjashtimi i Rusisë është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vlerave tona”, deklaroi ajo. “Me sulmin brutal ndaj Ukrainës, Rusia shkel me këmbë detyrimet e saj që burojnë nga Konventa e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës.

Të fundit