25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prodhuesit e alkoolit dhurojnë mjete për prodhimin e dezinfektuesve

Prodhuesi më i madh i birrës në botë “Anheuzer-Bush In-Bev dhe prodhuesi i pijeve Dijageo do të dhurojnë disa milionë litra alkool për prodhimin e mjeteve dezinfektuese.

Dijageo britanik do të dhurojë dy milionë litra alkool të pastruar nga drithërat. Me këtë do të mund të prodhohen mbi tetë milionë shishe dezinfektues prej 250 mililitra., për nevojat e banorëve të Australisë, Brazilit, Britanisë së Madhe, Kenisë Indisë, Irlandës, Italisë dhe SHBA-së.

IN-Bev megjithatë, paralajmëroi ndihmë për spitalet në disa vende evropiane – dezinfektues të prodhuar nga alkooli të ndarë nga birra pa alkool. Projekti i përfshin Belgjikën, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Holandën.

Paraprakisht, kompania irlandeze Pernod Rikard, prodhues i verës “Xhejmison”, ishte mes të parave e cila ka ofruar ndihmë për prodhimin e 70.000 litrave xhel antibakterial . Në luftën kundër epidemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe Bejersdorfi gjerman dhe El-em-ve-liksi francez. ar/

Të fundit