Sistemi i Bashkimit Evropian për Informim të Shpejtë mbi Sigurinë Ushqimore (RASFF) njoftoi se në tetor dy dërgesa nga Serbia u ndaluan në kufirin me Kroacinë dhe Slloveninë, përcjell INA.
Siç thuhet në faqen e RASFF, më 18 tetor, një ngarkesë me manaferra të ngrira nga Serbia është ndalur në kufirin me Slloveninë, për shkak të pranisë së sasisë së konsiderueshme të substancave të ndaluara, si fugicidit iprodion.
Siç u tha, në dërgesën e manaferrave është regjistruar 0,023 mg/kg iprodion dhe sasia e lejuar është 0,01 mg/kg.
Raportohet se malli i është kthyer dërguesit.
Më 25 tetor, një ngarkesë me suplemente ushqimore që dyshohet se përmbanin përbërës të paligjshëm u ndalua në kufirin me Kroacinë. (INA)