24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Programet për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe shkollave të mesme në mbledhje të qeverisë

Propozim-programet për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme për vitin 2022, si dhe informacioni për aktivitetet e ndërmarra sa i përket detyrimeve nga iniciativa Ballkani i Hapur, janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 132-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë në mbledhje, siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, është paralajmëruar edhe Propozim-Programi për imunizim të detyrueshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Për përfundimet dhe vendimet e mbledhjes publiku do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.

Të fundit