18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroret speciale mblodhën plaçkat nga Specialja, nuk ka më rroga mijëra euro

Prokurorët e Prokurorisë Speciale sot po mbledhin gjësendet e tyre nga hapësirat e Prokurorisë Publike Speciale, pasi që Këshilli i Prokurorëve dje i riktheu në vendet e tyre të mëparshme të fundit, pas skadimit të mandatit të tyre, informon INA. Ky është vlerësuar një vendim i rëndë për ekipin e prokurorëve që deri dje ishin më të privilegjuarit me rroga të majme që me të gjitha benefitet shkonin rreth 3500 – 4000 euro. Por, ata po shkojnë nga kjo detyrë edhe me kredi të larta që i kanë marrë gjatë viteve të fundit derisa kanë ushtruar postin e prokurorëve special. Më së keqi ka përfunduar kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, të cilës përveç shkarkimit , i është ndërprerë edhe puna e prokurores në Prokurorinë e Gjevgjelisë prej nga ka ardhur. Ajo tashmë gjendet në qelitë e posaçme të Shutkës, si e dyshuar në rastin “Reket”. Katica Janeva ishte më e paguara në Speciale. Ajo po bënte një jetë luksoze me garderobë të veçantë që për një kohë i kishte ndryshuar pamjen. Në fletëpasurinë e saj përveç pronave ajo ka paraqitur edhe katër kredi bankare, ku bankave ju ka borxh rreth rreth 100 mijë euro. Megjithatë, ka shënuar kursime depozitare në banka, në kartelë, në vlerë prej 110 mijë euro. Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska janë prokuroret që ishin dora e djathtë e Janevës në konferencat për shtyp. Fetai ka banesë në Shkup prej 90 metra katror, të blerë në vitin 2015, atëherë kur edhe u bë prokurore speciale. Por në të njëjtin vit ka marr edhe kredi prej rreth 70 mijë euro me normë kthimi për 30 vjet. Ajo vozitë “Kia Pikanto” të vjetër 10 vjet. Ristovska nuk ka paraqitur banesë ose shtëpi, por posedon tokë ndërtimore dhe bujqësore, të parën në Shkup ndërsa tjetrën në Dolno Dupeni. Në bankë ka rreth 15 mijë euro, ndërsa prej vitit 2015 vozitë “Reno Kaptur”. Prokurori special Gavrill Bubevski ka “Reno Megan” dhe banesë në Shkup të blerë në vitin 2017. Prokurorja Lile Stefanova si pronë të veten ka paraqitur vetëm kredi dhe borxhe, dhe çdo gjë tjetër është e burrit dhe fëmijëve. Nga prokurorët tjerë është Burim Rustemi, i cili në listën e tij anketuese ka paraqitur vetëm makinën, “Mercedes C klasë”. Dhe derisa prokurorët i fshehin rrogat e tyre, një pjesë e tyre i kanë bërë publike pagesat e bashkëshortëve ose farefisit, të cilët janë normale për standartin jetësor në Maqedoni.(INA)

Të fundit