25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokurori Lubomir Joveski i publikoi dy letra ku kërcënohet me jetë nga një “organizatë terroriste”

Prokurori publik, Lubomir Joveski, nëpërmjet një letre ka marrë kërcënim me vdekje nëse nuk e ndalon një lëndë të caktuar ku janë të akuzuar dy gazetarë të televizionit “Alfa”, e cila është e afërt me partinë opozitare VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, letra ka ardhur prej Postës së Manastirit më 17.1.2022.

“Dërgesa me kërcënim është shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze. Kërcënimi ka të bëjë me një lëndë konkrete, për të cilën, procedura është mbyllur dhe miratuar rezolutë me të cilën është ndaluar procedura pasi që është konstatuar se nuk ka vend për veprim prokurorial. Kërcënimi, ashtu siç theksohet në letër, është nga një organizatë terroriste, e cila lufton dhe vret për padrejtësi dhe anëtarët e saj janë të gatshëm të vdesin për qëllimet e organizatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik, nga ana tjetër thekson se janë të kota këto kërcënime dhe se nuk do ta lëkundin në zbatimin e ligjeve dhe veprimit profesional dhe përgjegjës të Prokurorisë Publike.

“Dërgesa do të dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme për kontrollimin e përmbajtjes dhe gjetjeve dhe personit që e ka dorëzuar dërgesën”, theksojnë nga Prokurori.

Prokurori, i ka publikuar dhe dy letrat kërcënuese.

Të fundit