29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria e Maqedonisë kërkon paraburgim për shtetasin e Bosnjës, ka rrahur vajzën 14-vjeçare

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një burri 45-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, pasi i njëjti dyshohet se ka braktisur dhe ka keqtrajtuar vajzën e tij 14-vjeçare.

Nga Prokuroria thonë se personi në fjalë nga shtatori i vitit 2022 deri me 28 mars të këtij viti vazhdimisht ka udhëtuar jashtë shtetit dhe e ka lënë vajzën të vetme, pa përkujdesje dhe pa ushqim e produkte higjienike.

“Kur kthehej nga udhëtimet, ushtronte dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijës duke e përdorur rripin dhe goditjen si mjet për disiplinimin e saj dhe në një rast tentoi ta godiste me thikë. I dyshuari e ka punësuar vajzën 14-vjeçare në një pastiçeri gjatë fundjavës, ndërsa të ardhurat e fituara i ka marrë për të shlyer borxhet e tij. Më 22 mars, vajza është sëmurë në shtëpi dhe nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa i dyshuari e ka telefonuar nga jashtë dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë kur të kthehet për shkak se ka munguar. Kjo sjellje i shkaktoi viktimës frikë dhe stres të vazhdueshëm, si dhe një ndjenjë të braktisjes dhe mungesës së kujdesit prindëror”, thonë nga Prokuroria.

Të fundit