20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria e përgënjeshtroi Janevën: Telefoni nuk ka humbur, por ia ka dhënë dhuratë një personi

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se telefoni i dytë i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila dyshohet të jetë e përzier në aferën korruptive “Reket”, nuk është humbur ashtu siç kishte deklaruar djali i Janevës në Beograd, por i është dhënë dhuratë një personi tjetër, njofton Portalb.mk.

“Pas dhënies së urdhrave të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe korrupsion, gjatë ditës së djeshme është gjetur edhe telefoni i dytë i prokurorit publik (shkrim i redaksisë, Katica Janeva), i cili ishte duke u kërkuar. Pas dhënies së urdhrit të parë për marrjen e telefonave celular, është gjetur vetëm një telefon dhe u dha informatë se telefoni tjetër është humbur. Prokuroria me kërkesën e dorëzuar deri te operatorët për ndjekjen e IMEI-t – identitetit ndërkombëtar të pajisjes telefonike, e ka gjetur telefonin celular te një person tjetër. Pas çka, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake telefoni është marrë. Pastaj personi ka deklaruar se telefonin e ka marrë dhuratë”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në vazhdimësi i ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat në drejtim të pastrimit të plotë të rastit. Me qëllim që të konstatohen faktet e mëtutjeshme, telefoni me urdhër të Prokurorisë do të dorëzohet për ekspertizë. Njëkohësisht, Prokuroria shqyrton nëse telefoni i dytë ka qenë mjet i Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, Katica Janeva për momentin nuk është nën hetim, pasi që prokuroria nuk posedon dëshmi të mjaftueshme, mirëpo ditën që u arrestuan Boki 13 dhe Kiçeec, Prokurorja Vilma Ruskoska ka lëshuar urdhëresë për konfiskimin e celularit të saj. Raporti i ekspertizës së celularit të Prokurores Speciale, Katica Janeva, ka përfunduar dhe ka arritur tashmë në duart e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila po heton rastin që tronditi shtetin “Reket”, kanë konfirmuar nga atje. Detale se çfarë është nxjerrë nga celulari i Janevës, tani për tani nuk kanë nxjerr nga Prokuroria Publike, duke mos arritur të konfirmojnë nëse ekziston komunikim ndërmjet Janevës dhe Boki 13.

Të fundit