27/05/2022
21.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria kërkoi arrest për Mijallkov të dielën rreth orës 3 pasdite, MPB: Po ndërmarrim masa për gjetjen e Sasho Mijallkovit

Ministria për Punë të Brendshme këtë mëngjes edhe zyrtarisht u deklaruar lidhur me Sasho Mijallkovin dhe thonë se janë duke ndërmarrë masa për gjetjen e tij, por për momentin nuk ka konfirmim zyrtar se është lëshuar edhe flet arrest.

“Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit Sasho Mijallkovit. Po ndërmarrim masa dhe aktivitete për gjetjen e tij”, kanë thënë nga MPB për “360 shkallë”.

Mijallkov sipas informacioneve për herë të fundit është parë dje rreth orës 14.00 në kafenenë “Distrikt” e cila gjendet në kuadër të hotelit “Meriot”.

Ai ka qenë në shoqërim të ish kryetarit të Aerodromit, Ivica Konveski.

Të fundit