18/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria në Maqedoni hap lëndë për rastin “Zhan Mitrev”

“Mijëra qytetarë e paguan me çfarë kishin kurimin ndaj virusit korona në Klinikën private “Zhan Mitrev”, por dhjetëra prej tyre dhanë më të shtrenjtën, jetën.”

Ky skandal i publikuar nga Laboratori për gazetari hulumtuese “IRL” drodhi shtetin me faktet se gjatë pandemisë, pacientët ishin detyruar t’i nënshtroheshin filtrimit të gjakut si terapi anti-kovid, e paguar deri në 5 mijë euro, duke pretenduar jetën e re.

Por, kjo sipas kërkimit të IRL, ka qenë një studim i jashtëligjshëm i klinikës, që ka infektuar shumicën e pacientëve me baktere vdekjeprurëse. Një ditë më pas, Prokuroria publike hapi lëndë, megjithëse në sirtarët e prokurorisë, prej muajsh qëndronin të paktën kallëzime penale nga familjarët e vetë pacientëve.

“Menjëherë pas publikimit të emisionit dokumentar në fjalë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur lëndë në bazë të denoncimit publik, të parashikuar me Ligjin për Procedurë Penale. Rasti i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili do të ndërmarrë veprime për verifikimin e fakteve që tregojnë indicie për vepër penale dhe krime kundër shëndetit të njerëzve”, tha Prokuroria Themelore Publike.

Nga redaksia e IRL-së thanë se për muaj të tërë ndeshnin pengesa e pa dëgjueshmëri nga institucionet për të siguruar informacionet drejt bardhjes së të vërtetës. Gazetarja Sashka Cvetkovska tha se dyshimet janë të mëdha për një rrjet të inkriminuar në këtë biznes të pistë, qytetarët e kanë paguar edhe me jetë.

“Vetëm sot nga mëngjesi, qytetarët na kanë dërguar foto nga 4 kallëzime penale, njëri prej tyre nga Kosova, tre nga këtu. Rastet që i kemi punuar bazohen në 24 tragjedi familjare, po ashtu kanë bërë kallëzime penale që Prokurorisë i kanë arritur këto denoncime. Tragjikisht e kemi përjetuar spiunimin nga institucionet. Të gjitha pyetjet tona tek institucionet gjatë hulumtimit tonë, kanë shkuar direkt në posten elektronike të doktorit Zhan Mitrev, i cili vazhdimisht e dinte çfarë punonim ne” , theksoi Saska Cvetkovska, Gazetare IRL.

Në reagimin e Klinikës “Zhan Mitrev” nuk ka asnjë sqarim për pretendimet, por thuhet se ato janë plotësisht fabrikime.

“Të shqetësuar nga gjuha e urrejtjes, tendencioze, përdoru ndaj institucionit tonë, si dhe nga pretendimet e pasakta, konkretisht nga informacionet e fabrikuara, të cilët kanë vetëm për qëllim për të krijuar një pamje të rrejshme për opsionin e gjerë për punën e klinikës spitalore Zhan Mitrev. Si institucion, praktikojmë vetëm mjekësi të bazuar në fakte”, thonë nga Klinika Private “Zhan Mitrev”.

Sipas hulumtimit të IRL-së, vdekshmëria e treguar në klinikën Zhan Mitrev, është më e lartë se sa ajo nga klinika infektive shtetërore, edhe pse numri i të shtruarve duke marrë në krahasim klinikat, ka qenë dukshëm më i ulët se sa në klinikën shtetërore.

Studimi tregoi se njerëzit, duke pritur garancinë e jetës, kanë paguar nga 12 mijë euro e lart, ndërkohë që fitimet e klinikës, në dy vitet e kovid, ishin regjistruar 17 milion euro, duke e dyfishuar fitimin e tij./Alsat/

Të fundit