20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria për krim të organizuar bëri bastisje në KSHZ dhe e mori dokumentacionin për tenderin për softuerin

Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar pas zërave të përhapur sot hyri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për të përcaktuar nëse ka vepër penale gjatë zbatimit të furnizimit të softuerit të këtij institucioni, konfirmuan për MIA-n nga prokuroria.

Që atje nuk potencuan nëse prokurorët akoma janë të pranishëm në KSHZ, por theksuan se vetëm gjatë kësaj bastisje është marrë dokumentacioni i tenderit, që të përcaktohet nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Për dallim prej cikleve të tjera zgjedhore, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më datën 15 KSHZ nuk kishte mundësi në mënyrë elektronike t’i kumtojë rezultatet e njësiteve zgjedhore.

Shkaku, siç informojnë që atje, ishte sulm hakerik në ueb faqen e KSHZ-së, i cili zgjati disa ditë pas zgjedhjeve. shk/

Të fundit