19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria për Krimin e Organizuar, vazhdon edhe sot kontrollin në Administratën e Policisë Financiare

Prokuroria për Krimin e Organizuar, do të vijojë hetimet e nisura dje në Administratën e Policisë Financiare.

Nga Prokuroria thonë se bëhej fjalë për dokumentacion të gjerë dhe se në hetim janë përfshirë disa punonjës të Administratës, por për momentin nuk ka informacione nëse në mesin e tyre është edhe drejtori Arafat Muaremi.

Hetimi sipas Prokurorisë për Krimin e Organizuar vjen pas kallëzimit të një grupi qytetarësh.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Administrata për kërkimin.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hyrë dje në Drejtorinë për Policinë Financiare, me drejtorin Arafat Muaremi në procedurë para-hetimore, konfirmoi prokurorja Vilma Ruskovska.

Ajo nuk tregon detaje që po kërkojnë konkretisht hetuesit e Prokurorisë, thotë se urdhërin e ka dhënë pas kallëzimit të një grupi qytetarësh ndaj drejtorit.

Policia Financiare është një nga dy autoritetet kyçe për zbulimin e krimit financiar dhe korrupsionit, përveç Departamentit për Krimin e Organizuar në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit