Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Prokuroria pritet që të kërkojë paraburgim për policin që abuzoi me një 16 vjeçare - Tv Koha
Lajmi i Ditës

Prokuroria pritet që të kërkojë paraburgim për policin që abuzoi me një 16 vjeçare

Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim për policin V. V., i dyshuar për abuzim seksual dhe shantazh ndaj nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi.

Prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari e ka konfirmuar kërkesën për paraburgim ndaj hetuesit policor.

Bajraktari ka thënë se rasti do të kalojë tek Departamenti për të Mitur i Prokurorisë për shkak se vepra penale ka nisur në kohën kur vajza ishte e mitur.

16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të kryente mardhënie me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.


Related posts

Janë konfirmuar 22 raste të reja me Kovid-19, të shëruar 22 pacientë, një i vdekur

Televizioni Koha

Diplomati i Koresë së Jugut pretendon se Kim Xhong-un është në komë dhe se motra e tij ka marrë pushtetin

Televizioni Koha

Komisioni për Antikorrupsion: Dorëheqja e Dragi Rashkovskit nuk ndikon në rastet që janë hapur për të

Televizioni Koha

Leave a Comment