25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Promovimi i projektit GIZ – “EU4Business: Mbështetje për integrimin ekonomik rajonal”

Prej sot fillon projekti i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) “EU4Business: Mbështetje për integrimin ekonomik rajonal”, i cili do të promovohet në Shkup.

Projekti synon të forcojë integrimin ekonomik rajonal në mes anëtarëve të CEFTA-s duke mbështetur zbatimin e Planit të veprimit për tregun e përbashkët rajonal.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, David Oberhuber, përfaqësues i GIZ-it në Maqedoninë e Veriut, Shtefan Hudolin, shef për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Maqedoni të Veriut, Oto Graf, zëvendësshef i Misionit të Ambasadës të Gjermanisë në Maqedoni të Veriut dhe Emir Dzikiq, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

Projekti mbështetet nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Të fundit