28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Promovimi i shkollimit profesional jep rezultate

Sipas njohëseve të çështjeve të arsimite, përcaktimi i nxënësve për shkollimin e mesëm është thelbësor për jetën e tyre, ndërsa bëjnë thirrje që nxënësit të zgjedhin arsimin e mesëm profesional. Sepse, thonë ata, ai ofron më shumë mundësi për një të ardhme më të mirë, profilizim në fusha të caktuara dhe pas mbarimit të shkollimit të mesëm, nxënësit e kanë më të lehtë të zgjedhin drejtimin se a duan të studiojnë apo të vazhdojnë me punë

Zenel MIFTARI

Shkup, 4 korrik – Çdo vit e më shumë, arsimi profesional për gjysmëmaturantët po bëhet më tërheqës dhe më atraktivë. Projekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) i titulluar “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, i mbështetur edhe nga Ambasada Zvicerane, ku për qëllim ka promovimin e arsimit profesional, ka rezultuar i suksesshëm pasi interesimi i nxënëseve për t’u regjistruar në shkollat profesionale është rritur. Gjatë këtij viti shkollor, gjysmë maturantët në numër të madh janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale. Nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkolla të mesme profesionale do të përfitojnë bursë mujore nga MASH në vlerë prej 3.500 denarë. Nëse marrim parasysh vetëm afatin e parë për regjistrim në shkollat e mesme, 66 për qind e gjysmëmaturantëve janë regjistruar në arsimin e mesëm profesional dhe 33 për qind në gjimnaze të përgjithshme.

Advertisements

Nga ekspertët vlerësohet se intersimi për t’u regjistruar në gjimnaze ende është i madh, por shenjë e mirë është që arsimi profesional çdo vit e më shumë po merr vrull dhe vëmendje më të madhe si nga prindërit ashtu edhe nga nxënësit. Sipas tyre, kjo ndodhë për shkak të kërkesës së madhe nga kompanitë vendase dhe mungesa e stafit në tregun e punës por edhe garancia që sjell një arsimi profesional.

Sipas njohëseve të çështjeve arsimore, përcaktimi i nxënësve për shkollimin e mesëm është thelbësor për jetën e tyre, ata bëjnë thirrje që nxënësit të zgjedhin arsimin e mesëm profesional. Sepse ai ofron më shumë mundësi për një të ardhme më të mirë, profilizim në fusha të caktuara dhe pas mbarimit të shkollimit të mesëm, nxënësit e kanë më të lehtë të zgjedhin drejtimin se a duan të studiojnë apo të vazhdojnë me punë. Mësimdhënësi Ardit Dauti, ka deklaruar se është shenj e mirë rritja e interesimit të nxënëseve për t’u regjistruar në shkollat e mesme profesionale. “Reformat, promovimi i shkollimit të mesëm profesional dhe masat stimuluese nga MASH për dhënien e bursave për nxënësit të cilët regjistrohen në shkollat e mesme profesionale me sistemin dual, kanë dhënë rezultatet e pritura. Bashkëpunimi me kompanitë vendore, gjithashtu vlen të cekët se është në nivelin e kënaqshëm dhe kjo motivon edhe më shumë nxënësit të regjistrohen në shkollimin e mesëm profeisonal”, shtoi ai. Dauti gjithashtu tha se duke pasur parasysh avancimin e teknologjisë dhe digjitalizimin e shoqërisë, për gjeneratat e ardhshme është mirë ta ndjekin shkollimin profesional pasi që e ardhmja është nga teknologjia dhe shumë shpejt do të kemi nevojë për kuadro të shumtë që do të duhen t’i mirëmbajnë mjetet kompjuterike.

Nga MASH, thonë se për një vit e gjysmë nga 11 paralele duale, aktualisht janë 97, ndërsa nga viti i ardhshëm shkollor do të funksionojnë 227 paralele, në bashkëpunim me 450 kompani që praktikisht do t`i trajnojnë nxënësit drejtpërdrejt në proceset prodhuese dhe organizative. Reformat në kurrikulat e mësimit në shkollat e mesme profesionale filluan të ndryshohen që nga viti 2019. Por edhe pse një kohë e shkurtë nga viti 2019 në postin e ministrit në MASH, janë ndërruar tre ministra, por qëllimi për t’i motivuar filloristët të vazhdojnë shkollimin e mesëm profesional nuk është lënë anash. (koha.mk)

Të fundit