19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Propozimi francez shkakton përleshje fizike ndërmjet simpatizantëve të VMRO-së bullgare dhe GERB-it

Anëtarë, simpatizantë dhe politikanë nga partia VMRO e Bullgarisë udhëhequr nga Angel Xhambaski janë mbledhur mbrëmë përpara shtëpisë së ish-presidentit bullgar. Bojko Borisov në Bankaja.

Ata me parulla në duar: “Mos e falni Maqedoninë”, “Mos u mashtroni nga Maqedonia”, kanë protestuar ashpër, pasi partia GERB përkrahi hapjen e nagociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe u deklarua pro largimit të vetos.

Në vendngjarje pas turmës së VMRO-së kanë ardhur dhe simpatizantë dhe politikanë nga partia GERB e Borisovit.

Mediat bullgare raportojnë se në mes tyre menjëherë pas mesnate janë ngritur tonet dhe ka eskaluar situata në dhunë fizike.

Pas intevenimit të ish-presidentit Borisov, liderit te VMRO-së bullgare Xhambaskit dhe policisë, palët e konfliktit janë shpërndarë, ndërsa Xhambaski ka shprehur kërkim falje pasi ideja e protestës sipas tij, nuk ka qenë që situata të eskaloj por të shprehin një revoltë gjithë kombetare ndaj asaj që po ndodh për çështjen e Maqedonisë. /Telegrafi/

Të fundit