28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Propozohen 17 amendamente për Rezolutën e PE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Për rezolutën e përbashkët të Parlamentit Evropian për të cilën do të votohet në mesditë, janë propozuar gjithsej 17 amendamente. Me rezolutën ftohen vendet-anëtare për të treguan përgjegjësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe njëzëri të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave në takimin e tyre të ardhshëm, njofton korrespondenti i MEDIAL-s.

Në amendamentet e propozuara nga ana e Evropës së Ripërtërirë kërkohet në paragrafin 1 të fshihet ajo se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin të bllokuara nga Franca, Danimarka dhe Holanda.

Më tej grupi, Evropa e Ripërtërirë – në të cilin janë të anëtarësuar partia e Emanuel Makronit, kërkon në rezolutë të shtohet se “njëra prej argumenteve në shtesë të shtyrjes është fokusuar në nevojën për revidimin e formatit vijues të negociatave për inkuadrim. Konsideron se një pikëpamje e tillë, e cila përfshin leksione shkencore nga zgjerimet paraprake, duhet ta ndërmarrë Komisioni i ardhshëm Evropian, së bashku me punën ligjvënëse për instrumentin e ri financiar për parainkudrim (IPA III) me agjendën ambicioze për gatishmëri nga ana e Këshillit të Evropës nga muaji maj i vitit 2020 në Zagreb”.

Propozuesit e njëjtë kanë dorëzuar edhe amendament me të cilin sqarohet pozita e presidentit francez gjegjësisht “se politika ambicioze, kredibile dhe e kënaqshme për zgjerim për të gjitha palët kërkon proces të reformave të thella institucionale të Bashkimit Evropian”, vëren se konferenca e ardhshme për ardhme për ardhmërinë e Evropës do të jetë me rëndësi të madhe për ta hapur rrugën për reforma të tilla, ndërsa kredibiliteti i Unionit si tërësi edhe në procesin e zgjerimit kërkon vendose të shpejtë të programit të qartë për reforma të brendshme.

Eurodeputeti Lars Patrik Bert, Gido Reil dhe Jorg Meuthe, megjithatë, kërkon të ndryshojë keqardhja e thellë për mosfillimin e negociatave me “përshëndetjen e vendimit të Këshillit të Evropës nga 17 tetori i vitit 2019 për shtyrjen e fillimit të negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se refuzimi Këshillit Evropian për të dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave aderuese, e reflekton shqetësimin e disa vendeve-anëtare lidhur me sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre dhe përdorimin e arsyeshëm për mbrojtje sociale”.

Eurodeputetët e njëjtë janë të mendimit të kundërt se shumica dhe me amendament kërkojnë që të futet në rezolutë se “ndjejnë keqardhje që reformat në gjyqësi të cilat kanë për qëllim përforcimin e pavarësisë, përgjegjësisë dhe profesionalizmin e gjyqësisë kanë arritur pak avancim”. Ata vënë në dukje “me shqetësim se ka pasur përmirësim të vogël në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se korrupsioni në nivel të lartë dhe mangësitë serioze në qeverisjen e të drejtës vazhdojnë t’i dekurajojnë investimet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe e vështirësojnë zhvillimin e tyre”.

Më tej ata i bëjnë thirrje Komisionit të ri të mësojë nga gabimet e bëra në politikat paraprake; në këtë pikëpamje përkujtojnë se inkuadrimi i Rumanisë dhe Bullgarisë ka sjell jo vetëm deri në largimin e intelektualëve, por edhe deri në rrjedhë të fuqishme të emigrantëve të varfër në vendet më të pasura në Evropën Perëndimore dhe Veriore dhe potencojnë se kjo ka krijuat probleme shumë sociale në shumë qytete dhe vende.

Me edhe një amendament ata theksojnë se kapaciteti absorbues i BE-së dhe miratimi i qytetarëve në vendet-anëtare duhet të jetë kriter vendimtar në procesin e zgjerimit të Unionit.

Nga ana tjetër Kata Piri dhe Toni Piculla nga grupi i Socialistëve dhe demokratëve kërkojnë që në rezolutë të futet fakti se “duke e pasur parasysh atë që marrëveshjet historike të arritura me Maqedoninë e Veriut paraqesin përpjekje të rëndësishme diplomatike dhe sukses politik, se ato paraqesin simbol të stabilitetit dhe pajtimit nëpër tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e pasur parasysh atë që këto marrëveshje e kanë përmirësuar edhe frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal dhe e hapën rrugën për integrim evropian të atij vendi”.

Eurodeputetët grekë nga SYRIZA kërkojnë gjithashtu të futet në rezolutë se “Marrëveshja historike e Prespës me Greqinë, e ka zgjidhur kontestin shumëvjeçar dhe ka siguruar bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon”.

Ata gjithashtu shfaqin dëshpërim të thellë nga pamundësia e Unionit që të pajtohet për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke vënë në dukje se ky vendim e tregon mungesën e vizionit të Unionit dhe krizës me të cilën përballet ajo. tg/.

Të fundit