• Home
  • Lajme
  • Protestë edhe në Ferizaj për rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës në Drenas
Botë Emisione Horoskopi Kronika e Zeze Kuriozitetet Lajme Lajmi i Ditës Maqedoni Rajon Shendetësi Sport

Protestë edhe në Ferizaj për rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës në Drenas

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile, sot në Ferizaj është mbajtur marsh protestues, në të cilin u shfaq pakënaqësia me rastin e përdhunimit të një miture në Drenas.

“Nuk je hetues civil, je pedofil”, ” Aborti është zgjedhje jo detyrim”, ishin disa nga thirrjet e marshuesve.

Përfaqësuesja e këshillit organizativ, Dashurie Sefa tha se në vend se të japin dituri, vajzat e mitura po shfrytëzohen seksualisht.

“Ende pa u bërë 6 muaj po mblidhemi në këtë shesh për të protestuar për një vajzë. Po dalim për t’i dhënë mbështetje asaj, që e dhunuan dhe keqtrajtuan. Këtu para gjashtë muajve protestuam për rastin e një nëne dhe vajze të cilët u mbytën nga një burrë. Në vend se t’i jap dituri e bëri skllave seksuale. Këto gra e dinë që nuk gëzojnë të drejtën, sepse janë kapur nga burrat. Ky shtet është i burrave, kjo ngritje në detyra u lejon që të bëjnë keqpërdorime. Ato që nuk flasin e dinë që nuk do të gjejnë mbështetje nga shteti e po ashtu nga një pjesë e shoqërisë. Çdo ditë dhunohen vajzat tona në vendet e punës dhe shkolla. Ato heshtin se e dinë që secila prej thirrjeve do të hasë në vesh të shurdhër, apo ndonjë abuzuesi më të madh”, tha ajo.


Ndaj profesorit dhe policit që dyshohet se abuzuan me të miturën, para pak ditësh është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa gjinekolohu Fehmi Ahmeti, që kreu abortin e të miturës, po mbahet në arrest shtëpiak.

Related posts

Kjo është domethënia e fshehtë e ngjyrave në flamurin e Gjermanisë

Televizioni Koha

Maduro ‘bllokon’ kufijtë e Venezuelës

Televizioni Koha

Flamuri i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës

Televizioni Koha

Leave a Comment