28/05/2022
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestohet para Qeverisë: Nuk duam ndihmë, së paku të dimë kur do të nisim me punë

“Make up” artistë, këngëtarë dhe organizatorë të ngjarjeve kanë protestuar bashkërisht para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kërkojnë zgjidhje për “mbylljen e tyre”, pasi siç thonë, mbi 10 mijë punëtorë janë në pritje.

Thonë se nuk duan ndihmë, por së paku të marrin një informacion se kur do të fillojnë me punë, pasi humbjet që i kanë regjistruar tejkalojnë shifrën prej 62%.

“Ne nuk mendojmë të kërkojmë që të punojmë, por mjafton dikush të na thotë se për një muaj do të filloni të punoni. Ne nuk jemi njerëz që duam të presim ndihmë nga Qeveria, sepse jemi njerëz punëtor”, u tha në protestë.

Thonë, se edhe pse kanë pasur vështirësi financiare sërish nuk kanë larguar asnjë punëtorë nga puna.

“Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, asnjë kompani nuk është mbyllur dhe asnjë punëtor nuk është larguar nga puna”, thanë organizatorët.

Të fundit