20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

PROVOKON RËNDË AMBASADA E RUSISË NË SHKUP, SHPËRNDAN POSTIMIN KU SHKRUHET: KOSOVA ËSHTË SERBI, KRIMEA ËSHTË RUSI

Ambasada e Rusisë në Shkup ka provokuar rëndë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e quan Kosovën si pjesë të Serbisë ndërsa territoret e pushtuara ukrainase si pjesë të Rusisë.

Postimi i Ambasadës ruse në Shkup vjen në një moment të lartë tensioni mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të implementimit të marrëveshjes së targave. Vendimi i Kosovës ka shkaktuar revoltën e pakicave serbe që jetojnë në veri të vendit, të cilët janë përgjigjur me mosbindje dhe largim masiv nga institucionet zyrtare të vendit.

Ambasada ruse në Shkup ka shpërndarë një pikturë murale ku shkruhet “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”, duke shkaktuar revoltë.

Në përshrkimin e fotos, ambasa ruse shkruan “Shënim edhe Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson janë Rusi”.news33.tv

Të fundit