25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pse Italia? Faktorë që e shkaktuan katastrofën me koronavirusin e ri

Jahu njuz /AFP

– Pse Italia?

Një numër i madh i njerëzve pyeten pse vendi i bukur mesdhetar u bë epiqendra e re e pandemisë së korona virusit.

Ekspertët bëjnë të ditur një varg arsyesh – prej moshës relativisht të lartë në Itali deri te sistemi i saj shëndetësor deri te ndonjë fat i keq i modës së vjetër – deri te katastrofa që nuk është parë me gjenerata të tëra.

Asnjëra prej përgjigjeve vetë nuk sqaron pse kombi me 60 milionë paraqet mbi një të tretën e mbi 11.500 rasteve të vdekjes zyrtarisht të lajmëruar në botën e fuqishme prej 7.7 miliardë banorë.

Por, vendet tjera do të duan ta shqyrtojnë secilin prej këtyre faktorëve dhe t’i adresojnë përmes masave të ndryshme parandaluese në ofertat e tyre për të evituat të qenët Italia e radhës.

– Komb i vjetër–

Njëri prej faktorëve të parë që thuajse secili që do t’i shqyrtojë këto shifra është mosha mesatare e italianëve. Është e lartë, Mosha mesatare e popullatës së përgjithshme vitin e kaluar ishte 45,4 – më e madhe se në çdo vend tjetër në Evropë.

Gjithashtu, ajo është për shtatë vite më e lartë sesa mosha mesatare në Kinë dhe pak mbi atë të Koresë së Jugut.

Shifrat e publikuara të premten e treguan moshën e italianëve të cilët vdesin nga Kovid-19 në mesatare prej 78,5. Thuajse 99 për qind e tyre kanë vuajtur nga së paku një gjendje ose sëmundje paraprake.

Sipas kësaj, shkalla e mortalitetit në Itali te të infektuarit me virusin është relativisht e lartë 8,6 për qind.

“Rastet e vdekjes të Kovid-19 i prekin vështirë grupmoshat më të vjetra”, theksoi profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Xhenifer Daud në Tviter.

“Vendet me popullatë më të moshuar do të duhet të ndërmarrin masa më agresive mbrojtëse për të mbetur nën pragun e rasteve kritike që i tejkalojnë kapacitetet e sistemit shëndetësor”, bën të ditur Daud.

Megjithatë, mosha mesatare e Japonisë prej 47,3 viteve e bën komb edhe më të vjetër se Italia – dhe ka vetëm 35 raste zyrtarisht të regjistruara të vdekjes.

Pra, mosha nuk është faktori i vetëm.

– Fati i keq –

Disa shkencëtarë konsiderojnë se me të vërtetë do të mund të jetë cilido vend tjetër pas Kinës.

“Mendoj se pyetja “Pse Italia?” është pyetja më e rëndësishme dhe ka përgjigje të thjeshtë: Nuk ka kurrfarë arsyeje”, deklaroi Jasha Munk nga Universiteti Xhons Hopkins për televizionin kanadez CBC.

„E vetmja gjë që e bën Italinë të ndryshme është fakti se disa rastet e para të bartjes lokale kanë mbërritur në shtet rreth 10 ditë para se të mbërrijnë në Gjermani, SHBA ose Kanada”.

Më shumë se 4.000 njerëz kanë humbur jetën në Itali në muajin pasi që punëtori ndërtimore 78-vjeçar nga rajoni i Lombardisë në Milano u bë viktima e para e njohur evropiane e Kovid-19.

Kombet evropiane siç janë Spanja dhe Franca tani e ndjekin trajektoren e Italisë dhe teorikisht do të mund të kenë më shumë raste të vdekjes dhe infektime për disa javë.

„Nëse vendet tjera nuk reagojnë saktësisht në mënyrë të mirëfilltë, ato do të bëhen Itali”, tha Munk.

– Kolaps i sistemit –

Realiteti i hidhur i mësuar përmes veriut të shkatërruar në Itali është se sëmundjet fillojnë të përhapen shumë më shpejtë sesa sistemi shëndetësor do të arrijë pikën e sak të ngopjes.

Mjekët duhet të fillojnë të marrin vendime për jetë dhe vdekje për të cilat ndihmojnë së pari – dhe pse – kur nuk kanë pajisje siç janë respiratorët, po madje edhe shtretërit.

“Ndonjëherë duhet t’i matni gjasat për sukses kundër gjendjes së pacientit”, tha njeriu i parë i Departamentit për raste emergjente të spitalit Bresha, Paolo Terabnoli, për AFP-në.

„Po tentojmë të bëjmë çmos për secilin, derisa bëjmë diçka plotësuese për ata që kanë gjasa më të mira“.

Njëra prej druajtjeve më të mëdha të Qeverisë italiane është se virusi do të fillojë të përhapet në jugun shumë më të varfër dhe tejet më të pak të pajisur të Italisë.

– Skrining dhe numërim –

Bota përnjëherë kuptoi se nuk ka komplete të mjaftueshme për testim për të zbuluar Kovid-19.

Kombe siç është Italia u përballën me këtë problem vetëm me testimin e atyre që tashmë treguan simptoma si ethe dhe koll të thatë.

Korea e Jugut kishte komplete dhe mjetet për të zbatuar më shumë se 10.000 teste në ditë.

Gjermania vijoi modelin e ngjashëm dhe shkalla e vdekshmërisë filloi të shënojë rënie pasi që do të fillojnë të numërohen madje edhe infektime të buta të sëmundjes ngjitëse.

Kjo sqaron pjesërisht edhe arsye pse shkalla e vdekshmërisë në Itali është aq e madhe dhe pse Kovid-19 u përhap më shpejtë në disa vende të tjera.

Profesori i Universitetit të Harvardit, Majkëll Mina, tha se 100.000 teste në ditë “mund të jenë optimale” për një vend siç është SHBA-ja.

Të fundit