Katër kandidatë shqiptarë për kryetar të komunës në Bërvnicë ku ka mbi 3500 votues shqiptar.
Tre kandidatët të pranishëm në debatin parazgjedhor në TV21 janë të një mendimi – shqiptarët rrezikojnë të humbasin Bërvenicën.
Por, të pyetur se pse nuk ranë në ujdi për një kandidat të përbashkët duke e ditur këtë rrezik, kandidati i ASh-AAA-së, Argjent Gurra me propozim ekskluziv – të hidhet short për t’u tërhequr njëri kandidat. Sipas tij problemi është shkaktuar nga kandidatura e pavarur.
Por, këtë ofertë nuk e pranon kandidati i BDI-së, Arkin Jahiji. Sipas tij për t’u kandiduar ai janë bërë analiza dhe se BDI qysh në pranverë ia ka bërë me dije Enver Pajazitit – kandidatit të pavarur se nuk do të ketë mbështetjen e kësaj partie.
Por pse vendosi të kandidojë Enver Pajaziti edhe për një mandat. Ai tha se oferta për kandidat të përbashkët i është bërë shumë vonë, në 5 në 12.