23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pse vetëm Shkupi edhe Tetova ka student .NQP: Studentët e rregullt për herë të parë të regjistruar në vitin akademik 2021/2022, kanë të drejtë për biletë falas vjetore për transport publik

Të gjithë studentët e rregullt të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2021/2022 në ndonjërin prej fakulteteve shtetërore në Shkup kanë të drejtë në shfrytëzim të biletës studentore vjetore për shfrytëzim falas të transportit publik. Procedura për marrjen e biletës kryhet në qendrat për personalizim të NQP Shkup. Bileta vjetore studentore për transport falas vlen për vozitje të pakufizuar të vozitjeve për linjat e njëjta (urbane dhe ndërurbane), por jo edhe për transport në tarifën e natës.

Nga NQP Shkup informojnë se nevojitet prani personale e studentit i cili duhet të tregojë vërtetim për student të rregullt të dhënë nga fakulteti amë, letërnjoftim dhe indeks dhe 200 denarë, kompensim i pakthyeshëm për përpunimin e kartelës së personalizuar “Skopska”.

Nga NQP Shkup theksojnë se të drjetë të shfrytëzimit të biletës kanë të gjithë studentët e rregullt të fakulteteve shtetërore në Shkup deri në studime deridiplomike, pa kufizim të moshës.

Për informacione shtesë, studentët mund të drejtohen në 02-3171-881, në Sektorin për shitje, pranë NQP Shkup, si dhe në faqen e Fejsbukut të ndërmarrjes facebook.com/jspskopjee.

Të fundit