28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

PTHP Gostivar hapi hetim kundër një mashtrueseje e cila në mënyrë të rrejshme ka ofruar viza pune për në Gjermani

Prokuroria Publike Themelore Gostivar solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, mashtruese e cila në mënyrë të rrejshme ka ofruar viza pune për në Gjermani, për veprën penale “mashtrim” sipas nenit 247 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 45 të Kodit Penal.

E dyshuara në periudhën nga marsi 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si person i punësuar në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së, i ka mashtruar tetë persona të dëmtuar nga Gostivari.

“Qëllimi ka qenë, duke shfrytëzuar raste të njëjta apo të ngjashme, të sigurojë për veten dobi pronësore të paligjshme. Viktimave u ka ofruar që t’u sigurojë viza pune për në Gjermani ose certifikata për njohjen e gjuhës gjermane, ndërsa si këmbim ka paguar mjete në të holla. Në këtë mënyrë, nga të gjithë të dëmtuarit, ka arritur të përfitojë dobi pronësore të paligjshme prej rreth 18.500 euro. Pasi ua ka marrë paratë, më pas nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike”, thuhet në kumtesën e PPRMV.

Me qëllim të sigurimit të secilit prej rasteve në mënyrë individuale, prokurori publik kompetent fillimisht propozoi dy herë nga 48 orë paraburgim për të dyshuarën, ndërsa pas skadimit shtroi edhe propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, pas çka me vendimin e Gjykatës Themelore në Gostivar të dyshuarës i është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Të fundit