14/08/2022
16.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

PTHP: Nuk ka vend për intervenim të prokurorisë publike në lëndën për MRP-vaksinat

– Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup solli rezolutë se nuk ka vend për intervenim të prokurorisë publike në lëndën e formuar lidhur me importin, prodhimin dhe përdorimin e MRP-vaksinën në periudhën nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019, sepse kjo ngjarje nuk i plotëson elementet e veprës penale.

Në këtë lëndë, siç informojnë nga PTHP-ja, janë analizuar parregullsitë eventuale rreth importit, afatit të përdorimit dhe dëmet eventuale të shkaktuara nga vaksinat. Në mënyrë shtesë për ngjarjen e njëjtë kallëzim penal ka parashtruar edhe Shoqata e qytetarëve për mbrojtje të të drejtave të njeriut “Shëndet me gjilpërë nuk hyn” nga Kërçova.

“Pas formimit të lëndës penale, prokurori kompetent publik ka dhënë urdhër – që të kryhen kontrolle tek personi juridik ‘Makedonija lek’, importues dhe distributor i vaksinën MRP, në kuptim kur është bërë importi i kësaj vaksine, cila sasi është importuar, nga kush dhe prej ku është importuar e njëjta, deri kur ishte afati i përdorimit të vaksinave të importuara, nëse etiketat e paketimit nga vaksinat ishin ngjitur mjaftueshëm dhe nëse ka qenë ashtu, nga cilat persona janë ngjitur dhe cilat ishin arsyet për këtë ose vaksinat të cilat janë dorëzuar me etiketa të ngjitura, si dhe rrethana tjera për furnizimin dhe distribuimin e vaksinave në fjalë”, qëndron në kumtesën nga PTHP-ja.

Kontrolle janë bërë edhe në Agjencinë për ilaçe dhe pajisje mjekësore – MALMED, në pikëpamje të importit ekzekutiv dhe distribuimit të vaksinës MRP. Me këtë rast, siç njoftojnë nga PTHP-ja, është analizuar nëse kjo Agjenci ka kryer kontroll ndaj importit, distribuimit dhe përdorimit të vaksinave në fjalë, nëse është kryer një mbikëqyrje e tillë, që është konstatuar, nëse janë konstatuar parregullsi eventuale lidhur me “afatin e vlefshmërisë” së vaksinave, nëse është konstatuar kur janë ngjitur etiketat në vaksina dhe nëse eventualisht janë ngjitur në mënyrë shtesë, kush e ka bërë këtë dhe për cilat arsye, nëse është i lejuar një veprim i tillë nga ana e importuesit të ilaçit, nëse këto vaksina kanë qenë të përdorueshme, nëse janë konstatuar pasoja të dëmshme nga vaksinat tek disa pacientë, nëse vaksina me etiketa eventuale shtesë mund të lëshohen në qarkullim, nëse këto vaksina janë lëshuar në përdorim në Shtëpitë e shëndetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe rrethana të tjera.

Në mënyrë shtesë, prokurori kompetent shtesë ka urdhëruar të sigurojnë si dëshmi materiale dhe vaksinat në fjalë dhe të ruajnë nën kushte adekuate, që të mos vijë deri në kontaminimin e tyre dhe për shkak të qëllimeve të procedurës penale,

Prokuroria Themelore Publike Shkup është drejtuar edhe deri tek Qendra për analizim dhe kontroll të ilaçeve me kërkesë për të dhëna nëse ilaçi është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve dhe nëse i njëjti mund të jetë i përdorueshëm tek pacientët gjegjësisht të lëshohet në përdorim. Në kërkesë të tillë u përgjigj se Qendra për analizim dhe kontroll të ilaçeve mund të bëjë vlerësim për të dhënat vetëm me kontakt nga jashtë në krahasim me analizën me mostrën e miratuar dhe se kjo Qendër nuk ka mundësi teknike që të zbatojë analizë laboratorike të shembullit me qëllim të konfirmimit të cilësisë.

Prokurori Themelore Publike Shkup e njoftoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shoqatën e qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Shëndet me gjilpërë nuk hyn” se nuk do të ndërmarrë ndjekje të mëtutjeshme penale për këtë ngjarje.zhurnal.mk

Të fundit