25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Publikohet videoja e dytë për rastin “Reket”, dëgjohet zëri i Katica Janevës (VIDEO)

Një video material tjetër sot është publikuar nga gazetari Laris Gajser në gazetën italiane “La Verita”. Në këtë material dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmenit të dyshuar Orce Kamçev, të cilët bisedojnë për kushtet se si do të jetë i liruar. Në njërën nga bisedat e dyta telefonike, dëgjohet edhe zëri i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, por në një moment ai zë duke si ndërhyrës, i xhiruar më parë. Gazetari Laris Gajser ka paralajmëruar se do të publikojë edhe detaje të tjera lidhur me skandalin “Reket”, se si biznesmenit të njohur Orce Kamçev iu morën 1.5 milion euro për tia mbyllur dosjen hetimore, ku ai ishte i akuzuari kryesor në rastin “Perandoria” që hetohej nga Prokuroria Speciale.

Të fundit