18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Punëtorët social përfitojnë paga më të larta për mbi 4.300 denarë, e avancojmë sistemin e mbrojtjes sociale

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realizimin e reformave me të cilat avancohet mbrojtja sociale dhe kushtet për punë të kuadrit profesionist.

Përveç rritjes së pagave për të punësuarit në çerdhe për 16 për qind, gjegjësisht mbi 3.000 denarë, rriten edhe pagat për punëtorët social dhe shërbyesit tjerë në sektorin e mbrojtjes sociale.

Duke fillua nga paga e qershorit në sektorin për mbrojtje sociale pagat rriten mesatarisht për 22 për qind, gjegjësisht për 4.367 denarë në vlerë neto për një të punësuar.

Rritja e pagave bëhet në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe me të përfshihen 1.170 nga 1.531 të punësuar, gjegjësisht 76,5 për qind.

Përveç kësaj rritje të pagave, pason edhe një në muajin shtator në vlerë prej 5 për qind, me çka të punësuarit në sektorin e mbrojtjes sociale do të kenë paga më të larta për 27 për qind.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe ministria përkatëse mbeten të përkushtuar në përmirësimin e mbrojtjes sociale dhe kthimin e dijitetit të profesionit – punëtor social

Të fundit