26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Punoja 15 orë në ditë për ta çuar Maqedoninë përpara”, Gruevski paraqitet pas seancës për “Parcelat në Vodno”

Ish kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski ka reaguar nga Budapesti në lidhje me seancën e sotme për rastin “Parcelat në Vodno”. Gruevski ka mohuar dëshmitë e sotme të të pandehurve se përmes një ndërmjetësuesi e ka marrë kompaninë “Sirah Limited”. Ai thotë se gjithçka ka nisur nga dëshmia e të akuzuarve në “Titanik”, ndaj sipas tij, tani të tjerët po shpëtojnë veten duke i drejtuar gishtin drejt tij.

“Risto N. gënjen turpshëm. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk e kam menduar kurrë të bëj kompani ndërtimi, aq më pak me Riston si udhëheqës. Asnjëherë nuk kam blerë tokë apo apartamente përmes ndonjë kompanie apo personi. Përmes kësaj deklarate të rreme duan të thonë se kur isha kryeministër, kur punoja 15 orë në ditë për ta çuar vendin përpara dhe kur Maqedonia nën udhëheqjen time si kryeministër rendiste suksese në çdo fushë, ekonomia rritej me normat më të mëdha në Evropë dhe kishim reforma të suksesshme në çdo fushë, unë paskam dashur të bëhem ndërtues”, ka shkruar Gruevski.

Pas Novaçevskit, Gruevski ka komentuar edhe deklaratën e Orce Kamçevit, i cili sot tha se se Gruevski i ka zëvendësuar parcelat në Vodno me tri banesa me sipërfaqe prej 750 metrash katrorë në një lokacion atraktiv në Vodno.

“Edhe Orce Kamçev “paska bërë pazare” dhe “brenda natës” ka ndërruar deklaratën dhe nëpërkëmbi gjithçka që tha deri më tani, deklaratë që e bindi të gjithë opinionin se ishte e vërtetë dhe thuajse në çdo seancë e sulmoi ashpër prokuroren se po bën konstruksion të rremë. Edhe shtoi se se tokën e ka paguar ose e ka ndërruar me nja tre apartamente në një pallat”, ka shkruar mes tjerash Gruevski.

Të fundit