19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Punonjësit në Komunën e Tetovës përfitojnë rritje page për 2.800 denarë

Punëtorët e Komunës së Tetovës do të përfitojnë rritje page për 2.800 denarë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në faqen e tij në Facebook, ndërsa e kanë konfirmuar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për momentin në mardhënie punë në komunë janë 340 persona , ndërsa ngarkesa në buxhetin komunal do të jetë rreth një milion e 200 mijë denarë.

“Organizata sindikale në Komunën e Tetovës përfundoi me sukses negociatat e zhvilluara me kryetarin e komunës. Bilall Kasamin për rritje të pagave”, deklaruan na LSM.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit:

Të nderuar tetovarë,

Pas rritjes së pagave të punëtorëve të Njësisë Teritorriale kundër Zjarrit si dhe Ndërmarrjes Komunale “NP Higjiena Komunale”, komuna e Tetovës ka nënshkruar 📝 kontratën kolektive me çka të punësuarve në administratën komunale i’u rritet paga në mënyrë lineare prej 2800 den. Përkundër çdo vështirësie financiare dhe sabotimi nga pushteti, ne krijojm kushte të favorshme pune për të punësuarit tanë, plotësojm nevojat e punëtorëve për një pagë dhe jetë më dinjitoze dhe të vlerësuar duke rritur pagat e tyre në mënyrë lineare. Shpresojm që rritja e pagës do të ndikojë edhe në efikasitetin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe plotësimin e kërkesave të tyre në komunën tonë.
Premtimi ynë, tashmë një realitet.

Të fundit