19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pushimet verore të deputetëve mbaruan, seanca e parë në kuvendin e RMV-së do të zhvillohet më 13 shtator

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot pritet të zhvillojë një takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare, me të cilët duhet të dakordohet dinamika e punës për ditët e seancave dhe aktivitetet deri të premten dhe periudhën në vijim.

Me këtë mbyllen zyrtarisht pushimet verore për parlamentarët.

Në ueb faqen e Kuvendit janë paraparë vetëm dy aktivitete të kryetarit të Kuvendit Xhaferi, pikërisht për nesër (31 gusht) me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth dhe të enjten (1 shtator) takim lamtumire me ambasadorin e OSBE-së Klement Koja.

Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet për Zgjedhjen e Gjyqtarëve Kushtetues në mënyrë që vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt.

Sipas njoftimeve të bëra para pushimeve, pritet që të caktohen edhe vazhdime të seancave tashmë të nisura.

Seanca e parë e re është paralajmëruar për 13 shtator.

Deputetët zyrtarisht kanë shkuar në pushime pas festave të Ilindenit.

Të fundit