28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pushteti nuk pranon zgjedhje të parakohshme, VMRO-ja thërret mbledhje të Komitetit Ekzekutiv

Pushteti mbetet në qëndrimin se për momentin nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa opozita edhe më tej kërkon mbajtjen e tyre. Pas bllokadës së Kuvendit VMRO-DPMNE-ja paralajmëron “hapa të tjerë” për të cilat duhet të bisedohet sot në seancën e Komitetit ekzekutiv të partisë. Nga ana tjetër, dje, edhe Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, u deklarua se në kushte të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike nuk duhet të ketë zgjedhje.

Edhe nga LSDM-ja konsiderojnë se Qeveria ndërmerr masa dhe përballet me sfidat që i imponoi kriza energjetike dhe se nuk nevojiten zgjedhje.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë deri më tani ka deklaruar se takimi i liderëve nuk do të mbahet nëse në të bisedohet vetëm për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se të hënën në seancën e Komitetit Ekzekutiv do të hapet diskutimi për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmerr subjekti i tij politik.

Të fundit