23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qarkullimi në industri në tregun vendor me rritje, në tregjet e huaja ulje

Qarkullimi në industri në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar shënon ulje prej 21,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Qarkullimi i përgjithshëm në industri në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, shënon rënie te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 16,2 për qind, prodhimeve kapitale për 31,6 për qind, prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 31,9 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,4 për qind.

Qarkullimi në industri në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar shënon ulje prej 12,9 për qind, derisa për në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me tre muajt e vitit të kaluar shënon ulje prej 0,6 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara të qarkullimit në industri në tregun vendor, në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, shënon rritje prej 2,7 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun vendor, në mars të vitit 2020, në krahasim me shkurtin e vitit 2020, shënon rritje prej 19,8 për qind, derisa në periudhën janar – mars të vitit 2020, në krahasim me periudhën janar – mars të vitit 2019, rritje prej 3,9 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i qarkullimit në industri në tregjet e huaja, në mars të vitit 2020, në krahasim të marsit të vitit 2019, shënon rënie nën 26,1 për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja në mars të vitit 2020, në krahasim me shkurtin e vitit 2020, shënon ulje prej 20,5 për qind, derisa në periudhën janar – mars të vitit 2020, në krahasim në periudhën janar – mars të vitit 2019, ulje prej 4,3 për qind. ar/

Të fundit