29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qendra e Provimeve Shtetërore në RMV në grevë, matura shtetërore në pikëpyetje

Sindikata e Qendrës së Provimeve Shtetërore nga dita e sotme ka hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të refuzimit të Ministrisë së Financave për të pranuar kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike sociale të anëtarëve të saj, informojnë nga kjo sindikatë.

Ata theksojnë se të 29 punëtorët janë anëtarë të sindikatës dhe gjendja e grevës, e cila do të zgjaste më shumë se një javë, do të nënkuptonte pamundësi të kryerjes së maturës shtetërore.

“Të gjitha proceset që janë në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (maturat shtetërore, testimet shtetërore, trajnimi dhe provimi për drejtorë, provimet e praktikantëve, testimi ndërkombëtar TIMS etj.) do të ndërpriten deri në marrjen e pëlqimit nga Ministria e Financave”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Provimeve Shtetërore.

Të fundit