Qendra e skijimit mbart borë me helikopter për të mos i humbur vizitorët – Tv Koha
Botë

Qendra e skijimit mbart borë me helikopter për të mos i humbur vizitorët

Një qendër skijimi në Francë i ka zemëruar ekologjistët pasi vendosi për të përdorur helikopter për transportimin e borës nga malet më të larta për shkak të motit të butë dhe shkrirjes së borës në pistën e skijimit.

Zyrtarët në qendrën “Luchon-Superbagneres” e autorizuan operacionin e pazakontë në natën e së premtes.

Helikopteri qëndroi për dy orë në ajër duke i transportuar rreth 50 tonë borë dhe duke e shpërndarë këtë sasi në pjesët më të ulëta të maleve, të cilat përdoren nga skitarët fillestarë dhe shkollat e skijimit.

Herve Pounau, drejtor i këshillit lokal, tha se kostoja e përdorimit të helikopterit do të mbulohet disa herë përmes biznesit që do të zhvillohet me sasinë e sjellë të borës.

“Kjo do të na kushtojë 5 mijë deri në 6 mijë euro, ndërsa ne do të marrim së paku 10 herë më shumë në periudhën afatgjate”, tha Pounau përmes një deklarate.

Ai shtoi se ky veprim do t’i mbajë të hapura 50 deri 80 vende pune, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Related posts

Numri i të infektuarve me virusin korona në botë tejkaloi katër milionë persona

Televizioni Koha

Merkel: Gjermania ende është në fillim të pandemisë

Televizioni Koha

Gjermani, sozia e Hitlerit ngjall polemika në vend

Televizioni Koha

Leave a Comment