Të gjithë qytetarët e interesuar mund të marrin pjesë me sugjerimet e tyre, vërejtjet dhe komentet në kuadër të përgatitjes së projektit të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut ku qëllimi kryesor është përforcim i zhvillimit ekonomik me rritjen e konkurrencës së rajonit si destinacion turistik me aftësim efikas të kërkesave në tregjet vendore dhe të huaja dhe kontributin për krijimin e vendeve të reja të punës.
Duke i pasur parasysh masat e jashtëzakonshme të Qeverisë, nga Qendra informojnë se duhet që të gjitha sugjerimet të dorëzohen me përmbushjen e formularit që duhet të dërgohet në mënyrë elektronike.
Afati është deri më 24 prill, në adresat elektronike në vijim:ljubomir.petkovski@lrcp.org.mk ose info@rdcpolog.mk. fc/