Qëndrime të ndryshime mes LSDM-së dhe BDI-së, mijëra amendamente për bllokimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Qëndrime të ndryshime mes LSDM-së dhe BDI-së, mijëra amendamente për bllokimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

VMRO-DPMNE me mbi 1.000 ndërsa BDI me 500 amendamente do të tentojnë t’i bllokojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të cilat gjenden në procedurë kuvendore. LSDM nga ana tjetër i mbështet ndryshimet me të cilat propozohet një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, dhe kërkon nga VMRO-DPMNE dhe BDI t’i tërheqin amendamentet dhe të hapet debat.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se ky është konfrontimi i parë mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI, por potencoi se koalicioni qeveritar është krijuar në bazë të programeve të shëndosha, dhe se funksionon mirë edhe krahas qëndrimeve të ndryshime për disa çështje.

“Këtu do të jetë konfrontimi i parë, ne kemi paralajmëruar një njësi zgjedhore, do të luftojmë deri në fund. Debatin për amendamentet duhet ta shfrytëzojnë si të drejtën e tyre. Por, ne do të  mbijetojmë, unë bëra thirrje që në Parlament të luftojmë, të shohim sa prej përfaqësuesve të qytetarëve të shprehur me mandate janë për ndryshim të modelit zgjedhor dhe gjithsesi këtu do të votohet Parlamenti”, deklaroi Zaev për pesë mijë amendamentet e parashtruara nga BDI. Çdo bllokim, sipas tij, duhet të sqarohet para qytetarëve.

Thotë se nga ndryshimet më shumë humb LSDM dhe pastaj VMRO-DPMNE dhe të gjithë të tjerët fitojnë, përfshirë edhe BDI-në.

Grupi i deputetëve të BDI-së ka parashtruar pothuajse 5.000 amendamente për propozim – ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse mendon se procesi i ndryshimit të rregullave është njëdrejtimësh, një anësh të lojës para se të fillojnë proceset zgjedhore është precedent i rrezikshëm me të cilën do të përballej ky Kuvend dhe skena politike në shtetin tonë.

“Mendojmë se këto rregulla të lojës për të gjitha partitë politike duhet të aprovohen në mënyrë konsensuale në pajtim me të gjitha partitë politike”, tha dje Artan Grubi.

Paralajmëroi se  ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska ka thirrur takim për të gjitha partitë parlamentare, por edhe jashtëparlamentare dhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, ku do të bisedohet për gjetjen e një modeli më të mirë të mundshëm zgjedhor dhe Kodit Zgjedhor.

Këto zgjidhje, siç tha, do të duhej të formulohen në mënyrë konsensuale në Propozim-ligjin dhe të miratohen nga të gjithë sepse këto rregulla të lojës nuk kanë të bëjnë për të gjithë.

VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar afro 950 amendamente për Propozim-ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, bëri të ditur në konferencën e djeshme për shtyp deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Milloshovski tha se VMRO-DPMNE-ja ka qëndrim parimor se secili Kod Zgjedhor duhet të miratohet me koncensus sa më të gjerë partiak dhe sa më larg momentit zgjedhor.

“Nuk mundet që Kod i ri Zgjedhor të miratohet pa leje të partive më të mëdha politike dhe të sillet një ose dy muaj para zgjedhjeve. Pa dallim se sa modeli i tanishëm ose i ardhshëm i mundshëm zgjedhor mund të jenë më të mirë ose më pak i mirë nga ajo që sot e kemi si praktikë zgjedhore”, tha Milloshovski.

Ai informoi se VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 600 amendamente të Ligjit për një njësi zgjedhore dhe po qa numër të amendamenteve për propozim-ligjin tjetër që ka të bëjë me listat zgjedhore.

LSDM megjithatë, thotë se debati për ndryshimin e modelit zgjedhor ka filluar para disa muajve, kur nuk ka pasur marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. I bëj thirrje VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së t’i tërheqin amendamentet dhe të fillojnë debat.

Sipas propozuesve të një njësie zgjedhore dhe lista të hapura, ndarja aktuale në gjashtë njësi zgjedhore është pengesë për zgjedhje korrekte sepse i favorizon partitë e mëdha politike, në llogari të listave të më të vogla dhe eventualisht listave të pavarura. Partitë e vogla vlerësojnë se vendosje e një njësie zgjedhore pa prag zgjedhor dhe lista të hapura do të sigurojë pluralizëm politikë dhe demokraci. .

Related posts

Këshilli organizativ: Djegia e makinave, me qëllim që të ulet ndikimi i protestës

Televizioni Koha

Dimitrovi për “To Vima”: Pas Marrëveshjes së Prespës fokusi është në fillimin e bisedimeve me BE-në

Televizioni Koha

Shkrijelj dhe Filipçe: Janë 8.500 lëndë për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër

Televizioni Koha

Leave a Comment