30/09/2023
24.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qent encadak sulmojnë bagëtinë në Përshefcë

Disa fermerë të fshatit Përshefc të komunës së Tearcës janë në hall të madh me qent endacak.

Kohëve të fundit tufa të mëdha të qenve endacak kanë filluar të shkaktojnë dëme në prona, respektivisht në bagëtinë e tyre.

Natën e kaluar qent endacak kanë sulmuar në fermën e Xhelal Abdulit  nga ky fshat dhe kanë mbytur një viç dhe një tjetër kafshë e kanë sulmuar por fatmirësisht ka shpëtuar.

Fermerët e këtij fshati kanë njoftuar edhe institucionet kompetente por sipas tyre nuk është ndërmarrë asgjë, njofton Tv Koha.

Edhe nga Bashkësia Lokale e këtij fshati kërkojnë që të gjitha institucionet të ndërmarrin masa që të mos përsëriten sulmet e këtilla.

Krahas fermerëve që kanë këto probleme me qent endacak,poashtu probleme kanë edhe banorët tjerë të cilët kanë frikë për sigurinë e tyre dhë të fëmijëve.Qente endacak sipas fermerëve kanë filluar të shfaqen më të madhe nga fundi i muajit nëntor të vitit të  kaluar duke shkaktuar frikë dhe pasiguri në mesin e këtyre banorëve.Për më shumë  na ndiqni në edicionet informative të Televizionit Koha.

Të fundit