Lajmi i Ditës Maqedoni

Qeveri: Të gjitha dokumentet për aplikim të kredive pa interes të Bankës Zhvillimore në dispozicion në mënyrë elektronike

Banka Zhvillimore, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëjnë apel firmave të cilat e mbledhin dokumentacionin i nevojshëm për aplikim të linjës së parë të kredive pa interes si pjesë e masave për KOVID-19, këtë ta bëjnë jashtëzakonisht përmes rrugës elektronike.

Dokumentet të cilat i lëshon Regjistri Qendror siç janë gjendja aktuale, listing nga llogaria e përpunuar vjetore / llogaria përfundimtare për vitin 2029 fiskal, vërtetim për procedurë të falimentimit, vërtetim për procedurë likuiditeti, mund të nxirren përmes rrugës elektronike, të nënshkruara me nënshkrim digjital, përmes sistemit për e-vërtetime http://www.crm.com.mk/CRIS/. Derisa shfrytëzuesit e Sistemit Shpërndarës të Internetit mund t’i nxjerrin përmes profilit të vet. Formulari ZP i cili gjithashtu e lëshon, Regjistri Qendror është në dispozicion në linkun në vijim:

http://www.crm.com.mk/DS/download/Registers_document_forms/Obrasci_za_upis/Elektronsko_popolnuvanje/ZPe.pdf.
Edhe Drejtoria për të Ardhura Publike bën apel në parashtrimin e kërkesave elektronike për marrjen e vërtetimit për tatimet dhe kontributet e paguara. Tatimpaguesir në vend që të vijnë personalisht në Drejtorinë për të Ardhura publike të parashtrojnë kërkesat për lëshimin e Vërtetimit përmes sistemit е-Tatime.
Aplikimi për 5,7 milionë eurot e para të kredive pa interes nga Banka Zhvillimore, si ndihmë e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në luftën me KOVID-19, filloi sot më 26 mars. Thirrja publike është shpallur në faqen e internetit të bankës www.mbdp.com.mk, ndërsa aplikimi bëhet jashtëzakonisht në rrugë elektronie me dërgimin e dokumentacionit në e-mail adresën kreditiranjecovid1@mbdp.com.mk.
Në këtë fazë, drejtpërdrejtë do të kreditohen sektorët më të mëdhenj – hoteleri, turizëm dhe transporti i mallrave. Qëllimi i këtyre kredive është që t’u ndihmojë sektorëve më të prekur që t’i tejkalojnë nevojat fillestare të likuiditetit në këtë periudhë. Kreditë janë me normë interesi prej 0%, afati i pagesës është deri 24 muajt dhe grejs periudhë prej gjashtë muajve.
Shuma e kredisë për të cilën mund të aplikojnë ndërmarrjet varet nga numri i të punësuarve. Ndërmarrjet deri me 10 të punësuar, do të mund të aplikojnë për shumë deri 5.000 euro, ndërmarrjet prej 11 deri 50 të punësuar, do të mund të aplikojnë për shumë deri 15.000 euro, ndërsa ato prej 51 deri në 250 të punësuar për shumë deri 30.000 euro. Shuma më e ulët për cilën mund të aplikohet është 3.000 euro.
Sektori për Marrëdhënie me opinionin – Sekretariati i Përgjithshëm

Mia këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Related posts

Prezantim i Raportit për gjendjen dhe kushtet nëpër burgje

Televizioni Koha

Thaçi takohet me ish kryeministrin Ramush Haradinaj

Televizioni Koha

Viktima e shtatë nga shpërthimi në Rramanli, vdiq një burrë 55-vjeçar

Televizioni Koha

Leave a Comment