26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria dhe SAShK-u vazhdojnë dialogun, nëse gjendet zgjidhje, të hënën do të ndërpritet greva

Qeveria dhe kryesia e SASHK-ut, të shoqëruar nga përfaqësues të disa prej këshillave regjionale të sindikatës gjatë fundjavës që vjen, mbeten në komunikim për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme dhe dinjitoze për rritje të caktuar të pagave në arsim dhe arsim parashkollor dhe përkujdesje, njoftoi Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Në takimin në Qeveri, i përfaqësuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi, Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i financave Fatmir Besimit, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe përfaqësuesit e SAShK-ut u dakorduan që në ditët në vijim të përcaktohet përqindja e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me rebalancin e Buxhetit pas çka të hënën do të ktheheshin në shkollë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm, kurse fëmijët nga edukimi dhe kujdesi parashkollor në kopshte.

Në mbledhjen në Qeveri është diskutuar edhe për fillimin e menjëhershëm të dialogut gjithëpërfshirës, ​​me pjesëmarrjen aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave.

Qeveria, theksoi në takim kryeministri Dimitar Kovaçevski, është e hapur për dialog për të arritur një sistem të rritjes së pagave që nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi dhe që do të ofrojë model për rritjen e pagave në sektorin publik, i cili si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e kostos së jetesës.

Greva në arsim, shkollat e fillore, të mesme dhe kopshte ka filluar më 11 prill.

Ndryshe, nëse kemi parasysh se paga minimale në vend është 18.000 denarë, numër ky që shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të punës, i cili për pozitën mësues në arsimin fillor është 2.503, atëherë del se paga e një mësues duhet të jetë 45.054 denarë. Për një profesor në arsimin e mesëm ky koeficient është 2.533, që do të thotë se paga e arsimtarit në arsimin e mesëm duhet të jetë 45.594 denarë. Për pozitën e pastruesit koeficienti është 1.3, që do të thotë se një pastruesit në shkollë do të merrte pagë prej 23.400 denarë.

Të fundit