28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria do t’i edukojë qytetarët se si të kursejnë rrymë

Nën moton “Kursejmë së bashku sot që të kemi edhe nesër”, Qeveria nga sot përmes aktiviteteve edukative informative do t’i motivojë qytetarët që të kursejnë energji elektrike. Do të paraqesë informacione të dobishme se si qytetarët mund ta përdorin energjinë elektrike në mënyrë më efikase dhe në këtë mënyrë të kursejnë..

“Llambat efikase energjetike kursejnë deri në 90 për qind të energjisë elektrike. Mbajtja e temperaturës në 22 gradë, në vend të 25 gradëve, kursen deri në 10 për qind të energjisë elektrike. Dushi i shkurtër kursen ujë, rrymë dhe para në llogarinë tuaj”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, duke përmendur shembuj me të cilët përmes aktiviteteve edukative planifikojnë të nxisin kursimin e energjisë elektrike.

Sipas disa analizave të ekspertëve, theksoi Arsovski, nëse respektohen këto dhe rekomandime të tjera, mund të kursehet deri në 50 për qind të energjisë elektrike.

Mesazh për kursimet ka dërguar edhe bashkëpunëtori i Qeverisë për energji, Viktor Andonov, i cili ka theksuar se qytetarët, institucionet dhe kompanitë janë shumë të rëndësishme në këtë proces dhe se secili duhet të bëjë një ndryshim të vogël në shtëpi apo në vendin e punës që do të thotë shumë për sistemin energjetik.

Bilanci energjetik për prodhimin e energjisë elektrike nga EMV tregon se dje nevojat e amvisërive dhe të konsumatorëve të vegjël janë plotësuar me prodhim vendor prej 10.786 megavat orëve dhe është blerë energji elektrike në vlerë prej 3.110 megavat orëve. Në termocentrale janë prodhuar 7.834 megavat orë, ndërsa burimet e rinovueshme të energjisë kanë prodhuar 2.952 megavat orë energji elektrike.

Qeveria miratoi Plan të kursimeve me udhëzime specifike për të gjitha organet e administratës shtetërore, kurse kursimet e institucioneve shtetërore që filluan ta zbatojnë planin nga 1 shtatori, siç ishte paralajmëruar, janë 20 për qind.zhurnal.

Të fundit