20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e konfirmoi ribalancin plotësues të Buxhetit për vitin 2019

Qeveria në seancën e djeshme të rregullt të 157-të e konfirmoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2019, prejse teksti i propozimit për ribalanc të buxhetit e kaloi procedurën e debatit të komisionit në Kuvendin në komisionet për financim dhe buxhet dhe Komisionin juridik-ligjdhënës.

Propozimi i ri plotësues, i cili do të lëshohet për miratim në seancën plenare të Kuvendit, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, kryesisht përfshin rialokim midis tashmë zërave të konfirmuar në suaza të projeksioneve fillestare.

“Me ndryshimet e plotësuara në seancën e Qeverisë të RMV-së, sigurohen mjete për funksionim të pandërprerë të Agjencisë së re të formuar për siguri kombëtare në vlerë prej 99 milion denarë, sigurimi i mjeteve plotësuese në vlerë prej 560 milion denarë (ndërsa në gjysmën e parë të vitit me rialokime janë siguruar edhe 355 milion denarë) si mbështetje direkte në bujqësi dhe ballafaqim me sëmundjen murtaja te derrët, mjete për sistem kolektor për mbrojtje të Liqenit të Ohrit, si mbështetje të përpjekjeve të pushtetit lokal dhe qendror për plotësimin e rekomandimeve të UNESKO-s”, kumtoi Qeveria.

“Ndryshimet e buxhetit për vitin 2019, mes tjerash, siç shtohet në kumtesë sigurojnë mjete plotësuese në vlerë prej 244 milion denarë për sistemin gjyqësor, përkatësisht gjyqësinë dhe prokurorinë, me qëllim të përforcimit të gjendjes financiare dhe zgjidhjes së çështjes së lidhur me pagesën e kompensimeve të të punësuarve në këtë resor. Janë parashikuar edhe mjete për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar ndaj personave fizik në vlerë prej 300 milion denarë me ç’ka do të sigurohen të ardhura plotësuese në çdo familje, do ta përforcojë fuqinë blerëse dhe pozitivisht do të ndikojë ndaj rritjes së konsumit dhe pagesës së TVSH-së, dhe do të ndikojë në zvogëlimin e evazionit tatimor dhe ekonomisë gri.

“Me ribalancin e buxhetit sigurohet masa e subvencionimit të kontributeve nga sigurimi social i obligueshëm për shkak të rritjes së pagës në vlerë prej 400 milion denarë, e cila ka për qëllim të simulojë rritje të pagave të të punësuarve në sektorin privat përmes mbështetjes financiare për punëdhënësit të cilët do të kryejnë rritje të pagave të të punësuarve deri 100 euro. Gjithashtu jan prashikuar mjete plotësuese për furnizim të ilaçeve për sëmundje të ralla dhe insulinë në vlerë prej 660 milion denarë në Fondin për Sigurim Shëndetësor me qëllim të realizimit të pandërprerë të të drejtës së mbrojtjes shëndetësore dhe pushimeve mjekësore. Është parashikuar transfer më i madh i buxhetit të Fondit për sigurim pensional dhe shëndetësor prej 815 milion denarë ndaj shoqatave pensionale nga shtylla e dytë pensionale, sipas pagesave mujore për numrin e të siguruarve, që në tërësi e konfirmon edhe trendin për rritje të punësimit”; saktësohet në kumtesën e Qeverisë.

Në seancën e djeshme Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të hyjë në kontakt me institucionet qeveritare kompetente të Republikës së Shqipërisë që të këmbehen informata për atë se ç’farë ndihme është më dekuate të dërgohet për t’u sanuar pasojat e tërmetit të mëparshëm në këtë vendin tonë fqinj. .

Të fundit