28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e Maqedonisë: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdojë edhe në 30 ditët e ardhshme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim që t’i dorëzohet presidentit Stevo Pendarovski kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 30 ditët e ardhshme.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 53-të konkludoi t’i paraqesë propozim presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me raport mbi aktivitetet e ndërmarra deri më tani të institucioneve shtetërore, ku argumentohet se për menaxhim të suksesshëm me cornavirusin nevojitet gjendje të jashtëzakonshme edhe në 30 ditët e ardhshme”, shprehen nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme përfundon gjendja e jashtëzakonshme që u soll më 16 prill.

Stevo Pendarovski më herët deklaroi se do të mendohej dy herë nëse do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për herë të tretë, ndërsa sot do të bëhet e ditur nëse do të ketë gjendje të jashtë zakonshme pas takimit të Këshillit për Siguri./Telegrafi/

Të fundit